Van de Beek, objektiv i Juves

  • 27 March 2020 - 16:41
Van de Beek, objektiv i Juves

Mesfushorin holandez paraprakisht e kërkonin edhe Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Interi

Juventusi është futur në garë për futbollistin e Ajaxit, Donny van de Beek.

Mesfushori holandez kërkohet qe një kohë nga Real Madridi, ndërsa Manchester Unitedi e Interi po ashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mirëpo, kohëve të fundit mediat italiane raportojnë se “Bianconeri” i kanë intensifikuar bisedimet me klubin holandez.

Juve është e gatshme ta ofrojë një shumë të konsiderueshme parash për mesfushorin kreativ.

Bardhezinjtë i kanë punët mirë me Ajaxin, të cilit vitin e kaluar ia kishin blerë qendërmbrojtësin Matthijs De Ligt.

Ky fakt mund t’i lehtësojë punët për ta blerë edhe holandezin tjetër, Van de Beek. 

(Kosova Sot Online)