Dybala tregon vështirësitë nëpër të cilat kaloi për shkak të koronavirusit

  • 27 March 2020 - 17:59
Dybala tregon vështirësitë nëpër të cilat kaloi për shkak të koronavirusit

Dybala ka rrëfyer vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar pasi doli pozitiv me koronavirus

Paulo Dybala rezultoi pozitiv në testin për Koronavirusin disa ditë më parë dhe po e kalon periudhën e detyrueshme të karantinës në shtëpinë e tij bashkë me partneren Oriana.

Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas vazhdon të mbajë kontakte me tifozët pwrmes rrjeteve sociale, ku ka treguar ditwt e tij me koronavirus.

“Pas disa simptomave të forta, që kam pasur para disa ditësh, tani jam mirë. Mund të lëviz dhe gjithashtu po mundohem të bëj disa ushtrime”, u shpreh argjentinasi përmes Skype në një lidhje të drejtpërdrejtë me “#ACasaConLaJuve”.

“Kur përpiqesha të bëja diçka, më kisha vështirësi në frymëmarrje dhe pas 5 minutash ndihesha i lodhur, muskujt me dhembnin më duhej të ndaloja”.

Italia është vendi më i prekur nga virusi COVID-19.

Mbi 80 mijë qytetarë janë infektuar me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht mbi 9 mijë kanë vdekur. 

(Kosova Sot Online)