Italia prek fundin, Serie A gjithnjë e më larg rinisjes

  • 27 March 2020 - 19:17
Italia prek fundin, Serie A gjithnjë e më larg rinisjes

Italia ka regjistruar ditën më të keqe që kur pandemia e koronavirusit u shfaq për herë të parë, duke shkuar në 1.000 (njëmijë) vdekje brenda 24 orëve.

Pas rënies së numrit të vdekurve, u mendua se situata po qetësohet në Itali, por jo, ajo është përkeqësuar.

Brenda 24 orëve të fundit, siç raportojnë autoritetet vendase, mbi 969 persona kanë vdekur brenda 24 orëve, numri më i madh që kur është shfaqur koronavirusi në Itali.

Në total deri sot numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19 ka shkuar në 9,134, derisa 589  janë shëruar, 410 më pak se të enjten.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar në 86,498.

Me një fjalë, situata është shumë kritike në Itali dhe kështu, as që bëhet fjalë për rinisjen e stërvitjeve siç ishte paraparë për ditët e para të prillit.

Derisa situata të jetë e tillë, atëherë s’do të ketë as Serie A, pra rrezikon të anulohet krejtësisht sezoni 2019/20, ani pse ka zëra nga bota e sportit se duan dhe do të përfundojë edicioni, se do të ketë një kampion në Itali. 

(Kosova Sot Online)