Veseli tregon se si e dëboi Empoli

  • 27 March 2020 - 23:04
Veseli tregon se si e dëboi Empoli

Frederic Veseli, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka folur për Supersport në lidhje Skype, ai eshte i karantinuar në Francë.

Veseli tregoi situatën aty, por edhe rrëfeu se pse u largua nga Empoli dhe firmosi te Le Mans.

“Qëllimi im ishte të qëndroja tek Empoli, nuk doja të largohesha, por ndodhën disa probleme me drejtorët e klubit. Unë kam kërkuar të largohem, sepse më thanë që nuk do të luaj më. U befasova, pasi ai lajm më erdhi me datë 16 janar, shumë vonë në merkato”.

“Më ka ardhur një ofertë nga Kina, por nuk doja të largohesha nga Europa. Zgjodha Le Mans, ka një projekt shumë të mirë dhe zgjodha të largohesha nga Empoli për të luajtur. Plus, doja të provoja një kampionat tjetër, një shtet tjetër. Gjëja pozitive për mua është se di të as frëngjisht”.


(Kosova Sot Online)