“Iniesta, talenti më i përafërt me Messin”

  • 28 March 2020 - 08:45
“Iniesta, talenti më i përafërt me Messin”

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se Andres Iniesta ishte talenti më i afërt me Lionel Messin.

Fituesi i gjashtë Topave të Artë, Messi tashmë shihet si një ndër më të mirët në histori të futbollit.

Luis Enrique ka punuar me Messin dhe Iniestan te Barcelona, ku ishte në krye nga viti 2014 deri në vitin 2017.

“Lojtari që më ka impresionuar më së shumti në karrierën time, si lojtar dhe trajner, pa asnjë dyshim është Lionel Messi”, tha ai.

“Më pas, mund të them se Andres Iniesta është afër ngjashëm me Leo Messin”.

“Por Messi është krejtësisht ndryshe me të tjerët”.

(Kosova Sot Online )