Sancho “duhet ta refuzojë” Unitedin për Bayernin

  • 28 March 2020 - 09:08
Sancho “duhet ta refuzojë” Unitedin për Bayernin

Të gjithë i janë vënë pas Sanchos.

Edhe Bayern Munish e do talentin e Borussia Dortmundin, për të cilin raportohet se ka shumë gjasa ta veshë fanellën e Manchester United.

Legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, beson se “Jadon Sancho duhet të refuzojë një lëvizje te Manchester United për të shkuar në Bayern”.

Matthaus thotë se më e mira për Sanchon do të ishte qëndrimi në Bundesliga dhe që të shkonte hapave të Robert Lewandowski, Mario Gotze dhe Mats Hummels.

(Kosova Sot Online )