“Wembley” merr ngjyrat e flamurit italian

  • 28 March 2020 - 10:43
“Wembley” merr ngjyrat e flamurit italian

Pa përhapjen masive të koronavirusit, mbrëmjen e djeshme ne “Wembley” do të duhej të luhej ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Italisë, por situate e krijuar bëri që të ndërpriteshin të gjithë aktivitetet sportive.

Megjithatë Federata Angleze e Futbollit ka dhënë një mesazh për t’u përshëndetur, pasi ka ngjyrosur stadiumin mitik “Wembley” me tringjyrëshin e flamurit Italian, ndërsa në ekranin gjigant u shpalos edhe një mesazh ku thuhej: “Jemi të ndarë, por jemi bashkë. Forca Itali”.

Mesazhi ka bërë xhiron e botës shumë shpejt, ndërsa edhe kreu i Federatës Italiane të Futbollit nuk ka ngurruar të falënderojë homologët e tij anglezë, duke u shprehur se futbolli e dha mesazhin e tij bashkues përsëri.

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi.

Deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 9 mijë persona nga COVID-19, derisa janë infektuar mbi 80 mijë.

(Kosova Sot Online)