Jadon Sancho me statistika më të mira se Messi dhe Ronaldo

  • 28 mars 2020 - 13:01
Jadon Sancho me statistika më të mira se Messi dhe Ronaldo

Jadon Sancho ka mbushur 20 vjet.

Talenti i Borussia Dortmundin, krahasuar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, kur kishin arritur këtë moshë – ka statistika shumë më të mira.

Ai deri më tani ka bërë  90 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola e ka dhuruar 42 asiste, krahasuar me Leon që kishte bërë 70 paraqitje, ku kishte shënuar 26 gola dhe kishte dhuruar tetë asiste, derisa Ronaldo si 20 vjeçar mbante mbi supe 16 gola dhe 16 asiste në 107 ndeshje.

Beteja tani është se kush do ta rrëmbejë atë nga Borussia Dortmundi, një numër i madh i klubeve të mëdha e duan ish-anësorin e Manchester City. 

(Kosova Sot Online)