Boksieri shqiptar Florian Marku: Nuk e di nëse e kalova koronavirusin, kam qenë 13 ditë me temperaturë

  • 28 March 2020 - 15:08
Boksieri shqiptar Florian Marku: Nuk e di nëse e kalova koronavirusin, kam qenë 13 ditë me temperaturë

Boksieri shqiptar, Florian Marku, thotë se mund të ketë kaluar Koronavirusin, virus që po prek gjithë botën.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, Marku tha se ka qenë 13 ditë me temperature, shenja të virusit COVID-19.

Sido që të jetë, ai thotë se tashmë ndihet shumë më mirë, derisa i ka dërguar mesazh të gjithëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë “mund ta luftojmë armikun e padukshëm”, raporton Gazeta Express.

Postimi i Markut në Facebook:

Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo , Por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë . Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e secilit nga ne. Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë.

 

Nuk e di nese e kalova coronavirusin apo jo , Por kam qen 13 dit me temperatur dhe I keputur .Tani ndjehem shum me mir dhe kam filluar stervitjen ne Shpi. Asgje seshte e pamundur kur ka vullnet dhe deshire . Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar shendet dhe qendroni ne Shtepi kujdesuni per veten , por edhe per familjaret tuaj . Sot me shum se kurre duhet te jemi te bashkuar , per te miren e gjithesecilit nga ne . Beni durim , ky virus do marr fund ateher kur te gjith te sensibilizohemi dhe te qendrojm ne shtepi , ne kete menyre nuk infektohemi , dhe nuk infektojm te tjereë #stayathomestaysafe

Publiée par Florian Marku sur Vendredi 27 mars 2020

(Kosova Sot Online)