Zbulohet se si Sioni e largoi Lenjanin nga skuadra shkaku koronavirusit

  • 28 March 2020 - 15:18
Zbulohet se si Sioni e largoi Lenjanin nga skuadra shkaku koronavirusit

Nuk pranoi ulje rroge dhe për këtë, Sion e përjashtoi nga ekipi.

Tashmë është temë në gjitha mediat, për shkak të koronavirusit, Sioni i largoi nga skuadra 9 lojtarë, mesin e tyre ishte edhe anësori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Mikael Fachineti, një prej lojtarëve të larguar, ka zbuluar për mediat italiane se çfarë ndodhi në të vërtetë dhe pse e larguan atë bashkë me Ermir Lenjanin e të tjerët.

“Në Ëhats app ne kemi marrë një dokument, atje duhej të zgjidhnim nëse ulnim pagesën dhe pranonim situatën. Nuk na dhanë as 18 orë kohë për ta menduar. E gjitha skuadra ka thënë “JO”, por presidenti na ka hequr vetëm ne 9 lojtarët. Jemi të tronditur. E kuptoj situatën, por e prisnim një telefonatë për të na thënë: “Si e mendoni? Si do ta vendosim së bashku?”. Por jo, asgjë prej këtyre”, ka përfunduar Fachineti për “Gianlucadimarzio”.

Raportohet se 9 lojtarët e larguar janë pikërisht ata që janë paguar më së shumti dhe për të mos rrezikuar për shkak të krizës nga COVID-19, Sioni shkëputi kontratat me ta. 

(Kosova Sot Online)