Shevchenko: Koronavirusi si Çernobili, isha 9 vjeç kur shpërtheu…!

  • 28 March 2020 - 17:07
Shevchenko: Koronavirusi si Çernobili, isha 9 vjeç kur shpërtheu…!

Andriy Shevchenko ka dhënë një video-intervistë për Sky Sport.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, aktualisht trajneri i Ukrainës, e dinë mirë se çfarë do të thotë të jetosh i mbyllur në shtëpi dhe në rrethana shumë të vështira.

Këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit, atij ia kujtojmë Çernernobilin.

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, ata janë heronjtë e kohës sonë”, tha ai.

“E kam përjetuar një moment shumë të ngjashëm, kam qenë 9 vjeç kur u shpërtheu uzina e Çernernobilit dhe ishte shumë e vështirë”, shtoi Sheva.

Ai, si gjithë të tjerët, dërgoi mesazh te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet armiku i përbetuar.

“E përsëris, mundësia e vetme është të ndiqni kufizimet pa bërë marrëzi, nuk e dimë nëse jemi pozitivë apo jo, nëse mund të infektohemi nga njerëz asimptomatikë, duhet të mendojmë për veten dhe njerëzit që mund të infektojmë”. 

(Kosova Sot Online)