Mbrojtësi italian i Premierligës: Anglia qeshi me Italinë

  • 29 March 2020 - 00:07
Mbrojtësi italian i Premierligës: Anglia qeshi me Italinë

Mbrojtësi italian i West Hamit, Angelo Ogbonna, ka rrëfyer për jetën e tij në karantinë në Britani të Madhe, përderisa ka shtyar se Anglia e kishte nënvlerësuar fillimisht koronavirus dhe se kishte qeshur me Italinë.

Angelo Ogbonna u largua nga Juventusi dhe u transferua te West Hami në korrik të vitit 2015 dhe i ka bërë 152 paraqitje që nga transferimi i tij për 15 milionë euro në Premierligë.

Ai zbuloi se bashkëshortja e tij është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë dhe thotë se është e vështirë të jetohet në një apartament në Londër në këto momente. Megjithatë, ai mendon se kjo situatë është pasi që Anglia kishte reaguar vonë ndaj pandemisë që e ka goditur botën.

“Fillimisht kishte skepticizëm, emergjenca trajtohej në mënyrë sipërfaqësore. Mendoj se në fillim kishte qëllim që të mbrohej vendi në aspektin ekonomik, pas daljes nga Bashkimi Evropian”, ka thënë mbrojtësi italian.

“Anglezët e nënvlerësuan këtë problem global e tejet serioz. Në fillim, ata qeshnin me ne, Italinë, ata mendonin se ne po e ekzagjeronim problemin dhe se po i zmadhonim gjërat”.

“Unë jetoj në Londër, por menjëherë fillova të shqetësohesha për neve këtu dhe për familjen time në Itali. Unë duhet të ju them që  në Londër ishin pak më të shqetësuar. Supermarketet ishin të thata, kishte më pak njerëz jashtë. Por, Londra s’është e gjithë Anglia”. 

(Kosova Sot Online)