Mike Tyson zgjedh dy boksierët e tij të preferuar sot, befasohen tifozët

  • 29 March 2020 - 00:14
Mike Tyson zgjedh dy boksierët e tij të preferuar sot, befasohen tifozët

Ish-boksieri legjendar, Mike Tyson, i ka befasuar tifozët e boksit duke i zgjedhur Vasyl Lomachenkon dhe Gervonta Davisin si dy boksierët e tij të preferuar sot.

Përderisa 53-vjeçari ishte i njohur për sulmet e tij agresive brenda ringut me kundërshtarë, tani ai e vlerëson asketin teknik dhe aftësitë të cilat i shfaqin Vasyl Lomachenko dhe Gervonta Davis.

Tyson ka thënë se ai mezi pret t’i shohë duke luftuar kundër njëri-tjetrit në një meç ukrainasin, që është kampion botëror në tre kategori të peshave, dhe Davisin, që ka rekord prej 23 fitoreve dhe asnjë disfate dhe ka mbajtur tituj botërore në dy kategori.

“Më pëlqen Lomachenko, ai djaloshi ukrainas. Më pëlqen edhe Gervonta Davis, të cilin e quajnë Tank. Këta dy djem duhet të përballem me njëri-tjetrin. Ata të dy janë boksierë të bukur dhe duhet të ndeshen mes vete”, ka thënë Tyson.

Edhe vetë Davis në dhjetor e kishte pranuar se ai do të duhet të përballet në një meç me Lomachenkon dikur në të ardhmen, pasi që këtë gjë ia kanë kërkuar të dyve shumë tifozë.

(Kosova Sot Online)