Enrique tregon se si është të jesh trajner i Messit

  • 29 March 2020 - 00:15
Enrique tregon se si është të jesh trajner i Messit

Ish-trajner i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se është e vështirë ta stërvitësh Lionel Messin, pasi që ai tashmë është “artist” dhe një trajner s’mund t’i tregojë atij gjëra për futboll, pasi që ai veçse i di ato gjëra.

Lionel Messi, i cili vlerësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij dhe të të gjitha kohëve, e mban rekordin për më së shumti Topa të Artë, pasi e fitoi çmim individual për të gjashtën herë vitin e kaluar, pas një tjetër sezoni të suksesshëm në La Liga.

Kapiteni argjentinas ka qenë në formën e tij më të mirë të karrierës këto vitet e fundit, përkundër që po i afrohet fundit të karrierës së tij. Ai vazhdon ta mbajë lart Barcelonën, përkundër ndryshimeve të shpeshta në postin e trajnerit.

Ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrique, i cili kishte qenë trajner i Messit mes viteve 2014 dhe 2017, tani e ka pranuar se ai e kishte ta pamundur të ndikonte shumë në stilin e lojës së Messit.

“Si duhet ta stërvitësh Leo Messin? Unë nuk mund t’i thosha atij se si të driblojë, pasojë apo të gjuajë pasi që ai tashmë artist i të gjitha këtyre gjëra dhe është e qartë që nuk mund ta këshillosh ato në këto tema”, ka thënë tani trajner i Kombëtares së Spanjës.

“Por, mund ta këshilloja për gjëra që kishin të bënin me sistemin e lojës që ne e përdorim, për situata ose gjëra që janë më të përgjithshme dhe që ishin në të mirë tonën. Natyrisht se i flisja për gjëra të tilla”.

“Për shembull si të bësh presion në një mënyrë të caktuar, ku e duam topin, cilat hapësira në fushën e lojës duhet t’i shfrytëzojë ai për të tentuar ta marrë topin… ne tentonim të ndikonim pak te ai për këto gjërat e vogla”. 

(Kosova Sot Online)