Derisa e gjithë bota është ngujuar, në këtë vend luhet derbi me tifozë

  • 29 March 2020 - 09:08
Derisa e gjithë bota është ngujuar, në këtë vend luhet derbi me tifozë

Derisa e gjithë bota është ngujuar në përpjekje për ta luftuar pandeminë koronavirus, në Bjellorusi me sa duket nuk iu bën fare për rrezikun që përbën Covid-19.

Në Superligën bjelloruse dje u zhvilluar derbi i Minskut mes Minsk dhe Dinamo Minsk, madje me praninë e tifozëve në stadium.

Pesë ligat kryesore evropiane dhe futbolli pothuajse në gjithë botën janë pezulluar deri në një datë të papërcaktuar, për shkak të përhapjes së këtij virusi.

Shumë tifozë ishin të pranishëm në stadium, përkundër faktit se koronavirus është një sëmundje që përhapet shumë lehtë dhe njëra prej thirrjeve kryesore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e kontaktit shoqëror.

Tifozët janë kontrolluar, megjithatë, për temperaturë në hyrje të stadiumit.

Minsk e fitoi takimin 3:2. 

(Kosova Sot Online)