Lojtari i PSG-së i harxhon 220 mijë dollarë për t’u larguar nga Franca

  • 29 March 2020 - 11:08
Lojtari i PSG-së i harxhon 220 mijë dollarë për t’u larguar nga Franca

Pas Neymar, Thiago Silva dhe Edinson Cavani, të cilët braktisën Parisit nga alarmi i koronavirusit dhe u rikthyen në vendet e tyre, të njëjtën gjë e bën edhe Keylor Navas.

ESPN raporton se portieri 33-vjeçar, është rikthyer në vendin e tij të lindjes, pra në Kosta Rikë më 27 Mars nëpërmjet një avioni privat.

Navas harxhoi të paktën 200 mijë dollarë për të realizuar largimin e tij.

Në përputhje me rregulloret e qeverisë franceze, Navas dhe familja e tij do të duhet të qëndrojnë të paktën 14 ditë në Kosta Rikë.


(Kosova Sot Online)