Ministri i Sportit i Italisë: Klubet e mëdha jetojnë në luks, por futbolli s’do të jetë më si më parë

  • 29 March 2020 - 14:32
Ministri i Sportit i Italisë: Klubet e mëdha jetojnë në luks, por futbolli s’do të jetë më si më parë

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka dhënë një paralajmërim serioz për skuadrat italiane teksa ka ndarë 400 milionë euro për t’i ndihmuar klubet.

“Sporti nuk është vetëm futbolli, dhe futbolli nuk është vetëm Serie A. Unë do të nënshkruajë një plan 400 milionësh për të ndihmuar sportin, për të ndihmuar nivelin amator” ka thënë Spadafora.

“Për Serie A, në anën tjetër, pres kërkesa për ndryshim. Klubet e mëdha jetojnë në luks, me paga milionëshe të lojtarëve. Ata duhet të kuptojnë që pas krizës, asgjë nuk mund të jetë si më parë” ka shtuar ministri.

Duket se skuadrat e Serie A duhet të bëjnë edhe një herë kalkulimet, me të rifilluar sezoni.


(Kosova Sot Online)