Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

  • 29 mars 2020 - 15:09
Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

Kampioni i botës në boks, Billy Joe Saunders, ka kërkuar falje për këshillat që ua kishte dhënë burrave se si t’i rrahin bashkëshortet e veta gjatë mbylljes në shtëpi si pasojë e koronavirusit, në një video të postuar në rrjetet sociale.

Kampioni i botës në kategorinë e peshave super të mesme në WBO i këshilloi burrat e tjerë se si t’i godisnin partneret e veta përmes një videoje ku shihej duke e grushtuar një thes.

30-vjeçari nga Britania e Madhe i ka rënë pishman tani dhe ka kërkuar falje, duke thënë: “Unë kurrë nuk do ta pranoja dhunën në familje”.

“Nëse do ta shihja një burrë duke e prekur një grua, do ta bëja copa-copa. Kërkoj falje nëse e kam ofenduar ndonjë grua”, shtoi ai.

Në video, Saunders e përdor një thes për grushtim për të shpjeguar si duhet të reagosh “nëse gruaja flet shumë” dhe më pas tregon se si duhet ta godasësh atë në mjekër.

(Kosova Sot Online)