Restoranti i yllit të Napolit gatuan për spitalet që po e luftojnë koronavirusin

  • 29 March 2020 - 15:29
Restoranti i yllit të Napolit gatuan për spitalet që po e luftojnë koronavirusin

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka njoftuar se restoranti i tij në Katowice do të gatuajë, paketojë dhe dërgojë ushqim nëpër spitalet e qytetit ku është rritur ai.

Përfaqësuesi i Polonisë i izoluar në Napoli, por ka vendosur t’i ndihmojë vendlindjes përmes restorantit të vet “Food & Ball”.

Restoranti i tij do të ofrojë ushqim për spitalet që po i trajtojnë pacientët me koronavirus në këtë qytet.

“Ta mbrojmë shëndetin”, shkruan në mesazhin e këtij restoranti në Instagram. 


(Kosova Sot Online)