Crouch rrëfehet për takimin me Ronaldon: Pinte birra dhe duhan, s’e dinte që isha futbollist

  • 29 March 2020 - 15:32
Crouch rrëfehet për takimin me Ronaldon: Pinte birra dhe duhan, s’e dinte që isha futbollist

Sulmuesi anglez, Peter Crouch, ish-pjesë e Liverpoolit dhe Tottenhamit, ka treguar një episod mjaft interesant të takimit për herë të parë nga afër me Ronaldo Fenomenin, kur të dy ishin me pushime në Spanjë.

“Isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ai ishte i zënë duke pirë një arkë me birra. Kishte edhe një tavëll duhani. Ronaldo arrinte ta mbante në ekuilibër stomakun e tij. Kur e përfundonte shishen, një top modele, që qëndronte pranë tij, i jepte tjetrën.”

Crouch tregon më pas se çfarë ndodhi kur iu prezantua.

“Ishte një mundësi e artë, ndaj iu prezantova. Shpresoja që të thoshte: “Oh, po ti qenke Crouch!” Përkundrazi, besoj se nuk e kishte idenë se cili mund të isha. Bëra një foto me të dhe u largova. Ai nuk e mori vesh se edhe unë isha futbollist.”

Dhe në fund ëndrra e Peter Crouch, që nuk u bë kurrë realitet:

“Dennis Bergkamp ka qenë një futbollist i madh, do të kishte qenë e pabesueshme nëse do të luaja krah tij, por ideja ime mbetet e paprekshme. Do të ishte fantastike nëse do të luaja me Ronaldon, “origjinalin”.

(Kosova Sot Online)