Skitari kosovar stërvit në izolim, ka një mesazh

  • 30 March 2020 - 13:29
Skitari kosovar stërvit në izolim, ka një mesazh

Skitari Albin Tahiri, i cili është sportisti i parë në histori të Kosovës që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, është duke u stërvitur vetë në karantinë, në përpjekje për ta ruajtur formën fizike edhe gjatë pezullimit të sportit si pasojë e pandemisë koronavirus.

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

Rreth 40.000 persona kanë vdekur në gjithë botën, ndërsa janë shënuar mbi 720.000 raste me këtë virus.

Edhe Kosova është prekur nga Covid-19, dhe deri tani i ka 94 persona të prekur, përfshirë një të vdekur.

I ngujuar në shtëpinë e vet në Slloveni, Tahiri – i cili u para dy vjetëve bë sportisti i parë që e përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore duke marrë pjesë në PyeongChang 2018 në Korenë e Jugut – përmes një videoje ka treguar regjimin e stërvitjeve në karantinë.

Ai i ka këshilluar ndjekësit e vet të mos harrojnë asnjëherë të vendosin masa mbrojtësve, si maska, kur të dalin jashtë, si një mënyrë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.

Tahiri në dy garat e tij me ski këtë vit në Slloveni, Tahiri zuri vendet 49 dhe 46 përkatësisht, në disiplinën slalom.

Rezultati i tij më i mirë në PyeongChang 2018 ishte vendi i 34-të në lëshim. 

 
Mesazhi i skitarit Albin Tahiri dhe stërvitjet e veçanta të tij në kohë izolimi

Mesazhi i skitarit Albin Tahiri dhe stërvitjet e veçanta të tij në kohë izolimi #RriNshpi #StayHome #StayHealthy #KeepDistance #Karantinohu

Publiée par Kosovo Olympic Committee sur Lundi 30 mars 2020

(Kosova Sot Online)