West Hami pas Braithwaite

  • 30 March 2020 - 15:15
West Hami pas Braithwaite

Klubi londinez synon ta transferojë gjatë verës që vjen sulmuesin e ri të Barcelonës, i cili iu bashkua gjigantit katalunas vetëm në muajin shkurt

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite është bërë objektiv i West Ham Unitedit.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

28 vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou gjatë verës pas rikthimit nga lëndimi të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles.

Gjiganti katalunas e kishte transferuar sulmuesin danez në muajin shkurt për shkak të emergjencës në sulm.

Mirëpo, ish-futbollisti i Leganes mund të rikthehet në futbollin anglez, pasi më parë kishte luajtur në Middlesbrough. 

(Kosova Sot Online)