“E duan Martinezin si Barça ashtu edhe Reali, por ai është i fokusuar te Interi”

  • 30 March 2020 - 22:15
“E duan Martinezin si Barça ashtu edhe Reali, por ai është i fokusuar te Interi”

Lautaro Martínez është një nga emrat më të përfolur për sa i përket transferimeve.

Ai është rritur shumë si lojtar këtë sezon dhe ka zgjuar interesimin e FC Barcelona dhe gjithashtu edhe të Real Madrid.

Sidoqoftë, sulmuesi i Interit është i qetë dhe mendon vetëm për ekipin e tij kur kanë mbetur tre muaj për të hapur tregun e transferimeve.

Kjo u konfirmua nga agjenti i tij, Alberto Yaqué.

“Është ëndërr të jesh lojtar që kërkohesh në treg. Ai është një nga ata djemtë që, Barcelona, Real Madrid, Chelsea, raportohet se mund ta duan, por ai bën si asgjë. Asnjëherë nuk thërret per te vertetuar ato spekulime. Asgjë. Është i fokusuar aty ku është. Stërvitet, kujdeset për veten. Ai nuk po pret asgjë. Ai dëshiron të luajë dhe të shënojë gola”, deklaroi agjenti i lojtarit.

Martinez ka bërë 31 paraqitje për Interin këtë edicion, ka shënuar 16 gola. 


(Kosova Sot Online)