Bartomeu: “Messi më tha që duhej të bëhej kjo ulje”

  • 30 March 2020 - 22:37
Bartomeu: “Messi më tha që duhej të bëhej kjo ulje”

Bartomeu ka folur pasi Messi thumboi drejtuesit e Barcelonës

Lionel Messi konfirmoi gjatë ditës se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë pranuar t’iu zbritët paga për 70 për qind për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Leo tha ndër të tjera se shokët e skuadrës së tij janë të habitur sesi njerëz brenda klubit katalonas dëshirojnë t’iu bëjnë presion atyre për të pranuar ulje page.

Kapiteni i klubit katalonas shtoi se lojtarët do të japin kontribut shtesë, në mënyrë që të ardhurat e klubit nga burime josportive të mos reduktohen gjatë Gjendjes Emergjente në Spanjë, e cila është vendosur më 12 mars.

Lidhur me këtë është pyetur edhe Bartomeu, ai është përgjigjur shumë shkurt: “Messi më tha që duhej të bëhej kjo ulje”. 


(Kosova Sot Online)