Barça nuk llogarit në Firpon

  • 30 March 2020 - 23:09
Barça nuk llogarit në Firpon

Barcelona është e gatshme ta shesë mbrojtësin e majtë, Junior Firpo, sapo të hapet afati kalimtar i verës, raporton Sport.

23-vjecari iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar për 20 milionë euro nga Real Betis, por ka dështuar të fitojë një vend në formacion, derisa nuk e ka dëshmuar vetën as kur Jordi Alba ka qenë i dëmtuar.

Kështu, Barca ka vendosur të kërkojë një mbrojtës tjetër të majtë.

Sport raporton se Firpo mund të jetë njëri prej lojtarëve që Barcelona do t’ia ofrojë Interit për të rrëmbyer sulmuesin, Lautaro Martinez.

(Kosova Sot Online)