Reguilon dëshiron të triumfojë në Madrid

  • 30 mars 2020 - 23:28
Reguilon dëshiron të triumfojë në Madrid

Reguilon shpreson të mbetet në Madrid, kur të kthehet gjatë verës pas huazimit në Sevilla

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Sergio Reguilon, ka shprehur dëshirën për të provuar veten në “Santiago Bernabeu” pasi të përfundojë huazimi te Sevilla.

23-vjecari nuk dëshiron të mbetet në Sevilla.

“Dua të përfundojë sezonin qoftë me 30 korrik apo 30 gusht me Sevillën. Është ekipi imë dhe kështu është ideja”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur këtu, siç do të isha edhe në Madrid. Jam nga Madridi dhe gjithë jetën kam jetuar atje. Do të doja të triumfojë atje (Madrid)”.

Regiolon ka bërë 22 paraqitje për Realin në sezonin 2018/19. 

(Kosova Sot Online)