Cassano rrëfen një histori interesante me Ronaldon… por ajo del të jetë gënjeshtër

  • 31 March 2020 - 10:03
Cassano rrëfen një histori interesante me Ronaldon… por ajo del të jetë gënjeshtër

Antonio Cassano e kaloi një sezon e gjysmë duke luajtur për Real Madridin, gjatë viteve 2006 dhe 2007. Gjatë asaj kohe, ai luajti përkrah Ronaldo Nazarios, të cilin e ka idhull.

Gjatë një intervistë të dhënë së fundi, Antonio Cassano e tregoi një histori të tij me Ronaldo Nazarion, mirëpo e përditshmja spanjolle Marca ka zbuluar se ajo histori nuk përkon me realitetin.

“Ne po humbnim me rezultat 1:0 kundër Deportivos. Ata e kishin një skuadër spektakolar. Ne po humbnim dhe njerëzit po na fishkëllenin, veçanërisht kishte fishkëllima drejt Ronaldon:, tha Cassano për Corriere dello Sport.

“Në zhveshtore, trajneri na tregoi se ai dëshironte ta largonte nga loja Ronaldon për ta inkuadruar Ruud van Nistelrooyn, mirëpo ai e ndali dhe i tha: “Jo, mund të më heqësh nga loja pas 15 minuta lojë nëse s’i kam dhunuar dy gola”.

“Brenda 15 minutave të parë të pjesës së dytë, Ronaldo i shënoi dy gola”.

Megjithatë, kjo histori nuk përkon me realitetin, pasi që Cassano kishte qenë në Real Madrid vetëm për tri ndeshje kundër Deportivo La Corunas dhe ajo situatë nuk kishte ndodhur gjatë atyre ndeshjeve.

Ai i emëroi disa lojtarë të Deportivos në intervistën e tij teksa e tregonte historinë, gjë që shtyn të besosh se ai s’e ngatërroi skuadrën. Mirëpo, një gjë e tillë s’kishte ndodhur as kundër klubeve të tjera.

Kjo pasi që Ronaldo kishte arritur t’i shënojë dy gola në pjesën e dytë vetëm një herë sa ishte bashkëlojtar me Cassanon dhe ai rast ishte në barazimin 2:2 kundër Dinamo Kievit, kur Ronaldo kishte shënuar në minutat 86’ dhe 88’. 

(Kosova Sot Online)