Van Persie zbulon fjalimin e ashpër të Fergusonit pas disfatës kundër Man Cityt

  • 31 March 2020 - 10:55
Van Persie zbulon fjalimin e ashpër të Fergusonit pas disfatës kundër Man Cityt

Robin Van Persie ka zbuluar se si ish-trajneri i tij në Manchester United, Sir Alex Ferguson, i kishte kritikuar ashpër në zhveshtore dy lojtarë që kishin shkuar në një klub nate pas një disfate kundër Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq kishin pësuar disfatë me rezultat 2:1 në Old Trafford kundër Manchester Cityt në vitin 2013, kur gjiganti anglez arriti ta fitojë titullin e Premierligës në sezonin e fundit të karrierës së trajnerit legjendar Alex Fergusonit.

Dy futbollistë të Manchester Unitedit kishin shkuar në një klub nate pas asaj disfatë dhe kjo kishte bërë që ish-trajneri skocez të shpërthente në zhveshtore. Fergusoni i kishte vendosur në zhveshtore fotot e dyshes duke festuar dhe i kishte quajtur gomarë.

“Ai i kishte vendosur fotot e tyre në zhveshtore dhe na tha të gjithëve: Djema, nëse ne nuk e fitojmë ligën, është ëpr shkak të këtyre dy gomarëve që preferuan të dilnin natën””, ka zbuluar Van Persie.

“I mbaj mend kush ishin ata të dy, por s’po i them emrat. Trajneri i kishte shkatërruar, Ishte e mrekullueshme. Ai kishte vendosur foto që tregonin se ku kishin qenë ata në orën 2, 3 e 4 të natës për ta theksuar se çfarë budallallëku kishin bërë”.

“Ai s’ishte ndalur aty, por na kishte paralajmëruar se nëse dëgjonte se kjo gjë përsëritej nga cilido prej nesh, do të na largonte nga skuadra para se ta fitonim titullin. Na tha “S’më intereson se kush jeni ose sa trofe i keni fituar – nëse dilni natën para fundit të sezonit, do të ju shes””.

“Pas atij fjalimi, ne i zhvilluam dy seancat stërvitore më të vështira të karrierës sime. Ne në fund e fituam titullin. Një trajner duhet ta dijë kur duhet të jetë i ashpër dhe kur duhet ta ulë presionin, ashtu si Fergusoni”.

Van Persie i kishte shënuar 26 gola në 38 ndeshjet e ligës gjatë sezonit 2012/13, duke i ndihmuar kështu Fergusonit ta mbyllë karrierën duke u shpallur kampion i Premierligës. 

(Kosova Sot Online)