Sevilla e do Xherdan Shaqirin, por kërkon t’i ulet çmimi

  • 31 March 2020 - 11:26
Sevilla e do Xherdan Shaqirin, por kërkon t’i ulet çmimi

Sevilla është e interesuar ta transferojë Xherdan Shaqirin nga Liverpooli këtë verë, mirëpo gazeta spanjolle Sport raporton se klubi spanjoll dëshiron që Liverpooli t’ia ulë çmimin kërkues për përfaqësuesin zviceran me origjinë shqiptare.

Gjatë dy vjetëve në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, ndërsa i ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon.

Por para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.  28-vjeçari i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar për skuadrën e Kloppit këtë sezon.

Ai gjithashtu ka luajtur disa minuta lojë në Ligën e Kampionëve, mirëpo së fundi u raportua se Liverpooli i ka kërkuar Shaqirit ta gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sipas Sport, Liverpooli po i kërkon 30 milionë euro për Shaqirin, përderisa një numër i klubeve janë të interesuara për t’ia ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazeta spanjolle sugjeron se Secilla, Roma dhe CSKA Moska janë të gjitha të interesuara për Shaqirin, mirëpo thekson se Sevilla shpreson që Liverpooli do ta ulë çmimin kërkues për shitjen e futbollistit.

Shaqirit e kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij në Anfield dhe kjo bën që Liverpooli të jetë në pozitë të mirë për të kërkuar çmim të lartë për shitjen e tij, përkundër që edhe vetë klubi e do largimin e tij. 

(Kosova Sot Online)