Dortmundi nuk e zbret çmimin e Sanchos

  • 31 March 2020 - 15:38
Dortmundi nuk e zbret çmimin e Sanchos

“Djajtë e Kuq” kanë kërkuar zbritje të çmimit prej 110 milionë eurosh, aq sa i kushton ylli anglez

Borussia Dortmundi nuk është i gatshëm të bëjë zbritje në çmim për yllin e tij, Jadon Sancho.

Për këtë siguron menaxheri i futbollistit anglez, Fabrizio Romano.

Manchester United është klubi më i interesuar për përfaqësuesin anglez.

Palët kanë nisur të bisedojnë për këtë transferim eventual, por oferta dhe kërkesa janë larg njëra tjetrës.

Dortmundi i kërkon 110 milionë euro për ish-futbollistin e Manchester Cityt.

Klubi nga Bundesliga nuk e ka ndërmend ta bëjë ndonjë lëshim në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, United po shpresojnë ta blejnë më lirë futbollistin ofanziv.

Interesim për Sanchon kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Liverpool, Chelsea, Tottenham e Manchester City.

(Kosova Sot Online)