Tottenhami e Arsenali, në garë për Lovrenin

  • 31 March 2020 - 16:54
Tottenhami e Arsenali, në garë për Lovrenin

Qendërmbrojtësi kroat pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen, ndërsa ka oferta edhe nga Italia, Spanja, Gjermania e Franca

Dejan Lovren do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi kroat nuk po gjen hapësira në ekipin e Jurgen Kloppit dhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Sipas “Team Talk”, nënkampioni i botës me Kroacinë megjithatë mund të vazhdojë të luajë në Premierligë.

Interesim për veteranin e mbrojtjes kanë shfaqur klubet tjera angleze, Tottenhami dhe Arsenali, i cili e do atë në vend të Shkodran Mustafit.

Gjithashtu, edhe ekipet nga Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca kanë shprehur interesim për përfaqësuesin kroat. 


(Kosova Sot Online)