Barça e rikthen Alenan?

  • 31 March 2020 - 17:25
Barça e rikthen Alenan?

Trajneri i gjigantit katalunas Quique Setien llogarit në futbollistin spanjoll për sezonin e ardhshëm

Quique Setien dëshiron ta rikthejë Carles Alenan në Barcelonë gjatë verës që vjen.

Trajneri aktual i gjigantit katalunas kërkon nga mesfushori me perspektivë që të luftojë për një vend titullari në Camp Nou.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Don Balon”.

22 vjeçari aktualisht është i huazuar në Real Betis.

Lojtari po shpreson të vazhdojë të qëndrojë në “Benito Villamarín Stadium” për të bërë edhe më shumë përvojë.

Megjithatë, Setien është kundër kësaj ideje.

Ai po planifikon ta rikthejë lojtarin në Barcelonë, në mënyrë që të ketë më shumë opsione në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)