Legjenda holandez kritik ndaj futbollit të sotëm: Më vjen keq çfarë po i ndodh këtij sporti

  • 31 March 2020 - 19:27
Legjenda holandez kritik ndaj futbollit të sotëm: Më vjen keq çfarë po i ndodh këtij sporti

Legjenda holandez kritik ndaj futbollit të sotëm: Më vjen keq çfarë po i ndodh këtij sporti

Klubet në futbollin e sotëm funksionojnë gjithnjë e më shumë si kompani. Kujdesi më i madh është për bilancin dhe janë gjithmonë e më  të rralla shpenzimet e çmendura që mund të rëndojnë bilancet e klubeve.

Një futboll që ka humbur sigurisht aspektin romantik siç ka theksuar edhe ish-sulmuesi i Milan-it, Marco van Basten. Gjatë një intervistë  të dhënë për FanPage, holandezi ka kritikuar ashpër futbollin e sotëm.

“Futbolli po bëhet gjithmonë e më shumë një biznes, në të cilin paraja dhe buxheti  janë e vetmja gjë që ka rëndësi, sepse sa më shumë  të ardhura ka një klub, aq më të mirë janë lojtarët që mund të blihen”.

“Ka disa klube që po bëhen gjithmonë e më të vegjël, dhe më vjen shumë keq për këtë. Besoj se UEFA duhet të bëjë të mundur që klubet t’i afrohen sa më shumë njëri-tjetrit, në vend që diferenca mes tyre të thellohet gjithnjë e më shumë, siç ka ndodhur në 25  vitet e fundit”, ka thënë Van Basten.


(Kosova Sot Online)