Trajnerët e Barcelonës me përqindjen më të lartë të fitoreve

  • 31 March 2020 - 19:58
Trajnerët e Barcelonës me përqindjen më të lartë të fitoreve

Tito Vilanova mbetet trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në stolin e Barcelonës në La Liga. I ndjeri e arriti këtë rekord në 2012/13, kur Barça e fitoi titullin me një epërsi rekorde prej 15 pikëve.

Vilanova e kishte zëvendësuar Pep Guardiolën, i cili ishte larguar verën e vitit 2012, dhe i kishte fituar 89.3 për qind të ndeshjeve me Barçën në La Liga, para se të jepte dorëheqje një vjet më vonë për shkak të sëmundjes së kancerit.

Pas tij, Guardiola dhe Luis Enrique janë dy trajnerët me përqindjen më të lartë të fitoreve në stolin e Barcelonës në La Liga, 76.3 për qind.

Ndërsa top pesëshen e mbyll Tata Martino me 71.1 për qind.

Trajnerët e Barcelonës me përqindjen më të lartë të fitoreve:

5. Tata Martino: 71.1% të ndeshjeve të Barcelonës në La Liga të fituara.

4. Quique Setien: 75.0% të ndeshjeve të Barcelonës në La Liga të fituara (deri tani).

2. Luis Enrique: 76.3% të ndeshjeve të Barcelonës në La Liga të fituara.

2. Pep Guardiola: 76.3% të ndeshjeve të Barcelonës në La Liga të fituara.

1. Tito Vilanova: 89.3% të ndeshjeve të Barcelonës në La Liga të fituara.

(Kosova Sot Online)