Vdes ish-presidenti i Marseille i infektuar me koronavirus

  • 01 April 2020 - 08:22
Vdes ish-presidenti i Marseille i infektuar me koronavirus

Ish-presidenti i Marseille, Pape Diouf, ka vdekur në moshën 68-vjeçare shkaku i disa komplikimeve shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Pape Diouf ka qenë i shtrirë në spital në vendlindjen e tij, Senegal, dhe ka qenë duke marrë ndihmë për frymëmarrje që nga e shtuna, pasi gjendja e tij u bë serioze pas infektimit me koronavirus.

Të afërmit e senegelazit kishin shpresuar se do të kishin mundësi ta transportonin atë në Francë për të marrë trajtime të mëtutjeshme mjekësore, mirëpo ai ndërroi jetë para se të kishte mundësi të largohej nga Dakar.

Marseille e konfirmoi lajmin për vdekjen e Diouf përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Olympique Marseille ka mësuar, me pikëllim të madh, për vdekjen e Pape Diouf”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga gjiganti francez.

“Pope do të mbetet përgjithmonë në zemrat e Marseilleanëve si njëri ndër mjeshtrit më të mirë në historinë e klubit. Ua shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve”.

Diouf kishte shërbyer si president i klubit të Ligue 1, Marseille, mes viteve 2005 dhe 2009, para se të zëvendësohej nga Jean-Claude Dassier.

(Kosova Sot Online )