FIFPro reagon ashpër ndaj vendimit të ligës bjelloruse për ta vazhduar sezonin

  • 01 April 2020 - 09:48
FIFPro reagon ashpër ndaj vendimit të ligës bjelloruse për ta vazhduar sezonin

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollistëve Profesionistë, FIFPro, e ka kritikuar Premierligës bjelloruse, duke thënë se është e pakuptueshme që po vazhdojnë edhe më tutje ndeshjet e ligës, përkundër pandemisë.

Liga bjelloruse është i vetmi kampionat në Evropë që po vazhdon ende, përderisa çdo kampionat tjetër është pezulluar përkohësisht, përderisa virusi Covid-19 ka sjellë një krizë të madhe në botë.

Për më tepër, liga po vazhdon t’i lejojë tifozët të marrin pjesë në stadiume gjatë ndeshjeve, ndërsa ata që janë të sëmurë po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi.

Unioni i futbollistëve, FIFPro, e ka shprehur dëshpërimin e vetëm ndaj vendimit të ligës për të vazhduar tutje, duke thënë se ka dëgjuar se lojtarët e kësaj lige janë të shqetësuar.

“Ne bëjmë apel që të merren masat parandaluese që janë ndërmarrë në pjesën tjetër të botës. Sinqerisht është e pakuptimtë se si do vazhdon kështu”, thuhet në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të FIFPro, Jonas Baer-Hoffman.

“Pse po vendosen atje standarde kaq të ndryshme nga kudo tjetër në botë, nuk mendoj se dikush do të mundë ta sqarojë këtë. Kështu që do duhej ta kishit një mendim praktik që ju thotë se duhet t’i aplikoni standardet e njëjta që ne jemi duke i mbështetur. Po, ka lojtarë që po drejtohet te ne, të shqetësuar”. 

(Kosova Sot Online)