Sulmuesi Vazquez, zgjedh më të mirin e të gjitha kohëve: Jam mes Messit dhe Ronaldos

  • 01 April 2020 - 10:05
Sulmuesi Vazquez, zgjedh më të mirin e të gjitha kohëve: Jam mes Messit dhe Ronaldos

Sulmuesi anësor i Real Madridit, Lucas Vazquez, i ka zgjedhur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.

Pasi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist profesionist në Real Madrid, Lucas Vazquez ka luajtur përkrah Cristiano Ronaldos për shume vite, përderisa ka luajtur edhe kundër Lionel Messit gjatë shumë El Clasico-ve të zhvilluara.

Gjatë një interviste të dhënë për Bleacher Report, anësori spanjoll e emëroi dyshen Messi-Ronaldo kur u pyet për futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve, por insistoi se nuk mund të zgjedhë mes atyre dyve.

“Mendoj se është mes Messit dhe Cristianos”, tha Vazquez, kur u pyet për futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve.

“Dytë janë futbollistë të mrekullueshëm që kanë shkruar historinë. Shumë, shumë do të duhet të kalojnë para se ta kemi mundësi t’i shohim dy lojtarë si ata të dy”.

“Ronaldo është një futbollist i mrekullueshëm dhe ai kërkon shumë nga vetja dhe bashkëlojtarët e vet, kështu që ai nxit të gjithë rreth vetes të jenë më të mirë”. 

(Kosova Sot Online)