Ylli i NBA, Doncic shpërndan video me thirrje raciste ndaj Kosovës, kërkon falje

  • 01 April 2020 - 10:13
Ylli i NBA, Doncic shpërndan video me thirrje raciste ndaj Kosovës, kërkon falje

Ylli i NBA dhe Dallas Mavericks, Luka Doncic, e posotoi një video në llogarinë e tij në Twitter ku dëgjoheshin thirrje raciste ndaj Kosovës. Pasi e mori vesh që kishte pasur thirrje të atilla, basketbollisti e fshiu videon dhe kërkoi falje.

Një faqe e tifozëve të Luka Doncicit e postoi një video në Twitter me mbishkrimin: “Kur tifozët e basketbollit të SHBA e vizitojnë një ndeshje basketbolli evropiane”.

Doncic e shpërndau këtë postim, duke shtuar dy emotikone duke qeshur mbi video.

Megjithatë, reagimet e shumta ndaj këtij postimi ia bënë të qartë Doncicit se në video kishte thirrje raciste ndaj Kosovës, si “Kush nuk kërcen, është shqiptar” dhe “Vritni shqiptarët”.

Pas kësaj, basketbollisti reagoi shpejt duke e fshirë videon dhe duke kërkuar falje.

“Më vjen keq për videon që e postova. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të atillë”, shkroi Doncic.

Nëna e Doncicit është sllovene, ndërsa babai i tij është gjithashtu slloven me prejardhje serbe. Doncic e përfaqëson ekipin kombëtar të Sllovenisë. 

Image

(Kosova Sot Online)