Guardiola këshillohet të largohet nga City dhe të pushojë

  • 01 April 2020 - 13:36
Guardiola këshillohet të largohet nga City dhe të pushojë

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit, Emmanuel Petit, mendon se trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duhet të largohet nga klubi anglez dhe të marrë pak pushim nëse Manchester Cityt s’i largohet dënimi nga UEFA.

Pep Guardiola konsiderohet nga shumë tifozë të futbollit si trajneri më i mirë i të gjitha kohëve, pasi që kishte shijuar suksese të mëdha veçanërisht me skuadrën e Barcelonës, si dhe me atë të Bayern Munichut.

Ai i kishte drejtuar katalonasit në dy triumfe në Ligën e Kampionëve dhe tri në La Liga, para se t’i fitonte tre trofe radhazi të Bundesligës me Bayern Munichun.

Strategu spanjoll u largua nga Allianz Arena në vitin 2016 për ta nisur një sfidë të re në karrierën e tij, në Angli me Manchester Cityn, ku ka arritur t’i shtojë edhe shtatë trofe të tjera në koleksionin e tij mbresëlënës.

Manchester City e ka fituar dy herë radhazi titullin e kampionit të Premierligës, mirëpo ky vit mund të jetë hera e fundit që Guardiola të ketë mundësi ta fitojë me klubin anglez titullin e Premierligës, pasi që City është dënuar nga UEFA me pezullim nga dy edicionet e ardhshme të garave evropiane.

Klubi e ka apeluar këtë vendim të UEFA-s, që përfshin edhe gjobitjen prej 30 milionë eurove. Petit, i cili kishte luajtur përkrah Guardiolës në Barcelonë në vitet e 90-a, beson se ish-bashkëlojtari i tij mund të vendos të pushojë për pak kohë nëse Cityt s’i del i suksesshëm apelimi.

“Mendoj se ky mund të jetë një opsion për të. Mund të jemi një mundësi e mirë për të që ta bëjë një hap prapa dhe të pushojë pak. Nuk ka kaluar shumë kohë nga kur ai dukej se është lodhur nga të qenët trajner”, ka thënë Petit.

 “Ti s’mund ta dish kurrë se çfarë do të ndodhë. Por, për mua, shqetësimi më i madh nuk është se çfarë ndodh nëse Guardiola largohet nga City sepse klubi vetëm do ta emëronte dikë tjetër. E ardhmja e klubit s’është e lidhur me Guardiolën përgjithmonë”. 

(Kosova Sot Online)