E fejuara e Zenelit publikon videot e stërvitjeve të futbollistit

  • 01 April 2020 - 14:38
E fejuara e Zenelit publikon videot e stërvitjeve të futbollistit

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, është duke i respektuar rregullat e autoriteteve qeveritare për vetizolim, përderisa ka treguar se nuk po i lë anash as udhëzimet e trajnerit të tij për të ushtruar që  të mund të kthehet në formë, pasi kampionati u pezullua shpejt pas kthimit të tij nga lëndimi.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie.

Ndër kampionatet e ndikuara është edhe Ligue 1, ku luan aktualisht Arbër Zeneli me skuadrën e Stade de Reims, përkundër që këtë sezon ka luajtur vetëm 5 minuta shkaku i një lëndimi të rëndë që e kishte pësuar në qershor me Kombëtaren e Kosovës.

Trajnerët e klubeve evropiane u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten vetë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe sa aktivitetet sportive janë të pezulluara, në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit kur të përmirësohet situata.

Këto këshilla është duke i ndjekur edhe Arbër Zeneli, e fejuara e së cilit i ka publikuar disa video të tij duke u stërvitur në llogarinë e tij në Instagram.

Këto stërvitje janë veçanërisht të rëndësishme për Zenelin, pasi që ai luajti vetëm në një ndeshje, atë të parafundit, para se të pezullohej sezoni. Pas lëndimit që i zgjati rreth tetë muaj, ai po tenton nga shtëpia ta kthejë formën e mirë me të cilën e fitoi një transferim në Ligue 1.

(Kosova Sot Online)