Barça i ofron tre lojtarë dhe para për Lautaron

  • 01 April 2020 - 17:03
Barça i ofron tre lojtarë dhe para për Lautaron

Gjiganti katalunas po i shikon të gjitha opsionet e mundshme vetëm për të arritur tek sulmuesi argjentinas

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë assesi nga Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas është bërë objektivi kryesor i gjigantit katalunas.

Kampioni aktual spanjoll po i shikon të gjitha mënyrat e mundshme vetëm e vetëm për të arritur deri tek futbollisti i Interit.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se Barça është e gatshme t’i ofrojë tre lojtarë dhe para për Lautaron, të cilin Interi e vlerëson 111 milionë euro.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” kërkojnë vetëm para, për të hequr dorë nga sulmuesi i tyre kryesor.

(Kosova Sot Online)