Napoli i kërkon 35 milionë euro për Milik

  • 01 April 2020 - 18:29
Napoli i kërkon 35 milionë euro për Milik

Napoli i kërkon 35 milionë euro për Milik

Milani është klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm polak, i cili pritet të largohet nga San Paolo gjatë verës që vjen

Napoli e ka vendosur çmimin për Arkadiusz Milik.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se klubi nga Serie A i kërkon 35 milionë euro për sulmuesin polak.

Klubi më i interesuar për transferimin e Milik duket të jetë Milani.


“Rossoneri” e shohin atë si zëvendësues ideal të Zlatan Ibrahimovicit, i cili mund të largohet nga San Siro gjatë verës.

Milik ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit me ekipin nga “San Paolo”.

(Kosova Sot Online)