Bayern Munich heq dorë nga Sane, e synon një tjetër gjerman

  • 02 prill 2020 - 10:43
Bayern Munich heq dorë nga Sane, e synon një tjetër gjerman

Bayern Munich duket se ka hequr dorë nga Leroy Sane i Manchester City, pasi tani synon ta transferojë një tjetër sulmues gjerman, yllin e RB Leipzig, Timo Werner.

Kampioni gjerman e ka ndjekur Sanen për një kohë të gjatë, por e ka ftohur interesimin për të tani, duke e kthyer vëmendjen kah Werner, i cili ka shpërthyer në sezonin e fundit.

Bayerni ka shumë dyshime për gjendjen fizike dhe mentale të Sanes, i cili këtë sezon ka qenë tërë kohën i lënduar.

Në të njëjtën kohë, Werner e ka mahnitur Bayernin brenda dhe jashtë fushës. Si rrjedhojë, klubi dëshiron ta blejë atë si një zëvendësues ideal i Robert Lewandowskit në të ardhmen. 

Image

(Kosova Sot Online)