Dashuri në kohë karantine: Ish-sulmuesi i Serie A dhuron 100 mijë prezervativë

  • 02 April 2020 - 11:34
Dashuri në kohë karantine: Ish-sulmuesi i Serie A dhuron 100 mijë prezervativë

Ish sulmuesi kolumbian i Parmës, Faustino Asprilla, i cili tashmë ka një biznes të tijin të prodhimit të prezervativëve profilaktikë, ka vendosur të dhurojë 100 mijë të tillë për njerëzit në karantinë.

Nëpërmjet një statusi, ku nuk kanë munguar as notat e humorit, kolumbiani ka provuar të bëj edhe marketing për markën e tij të kondomëve, duke thënë se për çdo paketim tresh të vlerë, jepet edhe një i katërt dhuratë.

“Unë kam shumë prezervativë të mbetur në shtëpi (në kompani) dhe dua që njerëzit të më ndihmojnë t’i konsumoj ato, sepse është shumë e vështirë për mua t’i përdor të gjitha. Kam vetëm 3.580,000 prezervativë në inventar derisa të mund të rihapim fabrikën, dhe për të ndihmuar popullsinë, do të jap një kondom një dhuratë për blerjen e një kutie me tre”, shkroi sulmuesi në rrjetet e tij sociale.

(Kosova Sot Online)