Dybala zbulon se disa lojtarë të Juventusit s’donin të pranonin ulje page

  • 02 April 2020 - 12:49
Dybala zbulon se disa lojtarë të Juventusit s’donin të pranonin ulje page

Paulo Dybala ka rrëfyer se si disa pjesëtarë të skuadrës së Juventusit nuk dëshironin të pranonin ulje page fillimisht, por e bënë një gjë të tillë pasi kapiteni Giorgio Chiellini kishte ndërhyrë duke ofruar rol proaktiv.

Ekipi i parë i Juves mori lëvdata nga e gjithë bota pasi pranoi ulje page deri në muajin qershor, por Dybala e pranon se disa prej lojtarëve ngurronin para se marrëveshja të arrihej përfundimisht.

“Në fund ne pranuam, sepse ishte gjëja e duhur për ta bërë”, tha Dybala për AFA Play.

“Kapiteni Chiellini mbajti bisedime me presidentin Andrea Agnelli, pastaj e shtroi çështjen në ekip. Gjatë takimit të parë të ekipit pati mendime të ndryshme: disa pajtoheshin, disa të tjerë jo sepse iu mungonin vetëm disa ndeshje për t’i aktivizuar bonuset. Por në ne pranuam”, shtoi ai.

Sulmuesi argjentinas ishte prekur me koronavirus muajin e kaluar, por thotë se është riaftësuar plotësisht tani. 

(Kosova Sot Online)