Bayerni e gjobit Boatengun për thyerjen e rregullave të qeverisë, pas aksidentit me makinë

  • 02 April 2020 - 14:55
Bayerni e gjobit Boatengun për thyerjen e rregullave të qeverisë, pas aksidentit me makinë

Bayern Munich e ka gjobitur Jerome Boatengun, pasi mbrojtësi gjerman i kishte thyer rregullat e qeverise vendase për mbyllje dhe ishte larguar nga qyteti pa lejen e klubit, për ta vizituar të birin e sëmurë.

Boatengu u largua nga Bavaria, shteti gjerman i cili është i mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus, pa lejen e klubit për ta parë djalin e vet të sëmurë dhe pësoi aksident me makinë rrugës për në shtëpi.

Ish-mbrojtësin e Manchester Cityt e zuri stuhia dhe si pasojë ai rrëshqiti nga rruga me makinën e tij Mercedes, e cila ishte e pajisur me goma të verës, por shpëtoi pa lëndime.

Bayerni njoftoi përmes një komunikate për media se Boateng është dënuar me gjobë për sjelljen e tij dhe paratë e gjobës do të shkojnë për spitalet lokale.

Boateng e ka pranuar se kishte gabuar që nuk e kishte informuar klubin dhe kështu e sheh të arsyeshme gjobën ndaj tij. 

(KosovaSot Online)