Vdes legjenda e Real Madridit

  • 02 April 2020 - 16:29
Vdes legjenda e Real Madridit

Goyo Benito ka ndërruar jetë në moshën 73 vjecare.

Real Madrid është përsëri në zi. Në mëngjesin e kësaj të enjte, Goyo Benito, një ikonë e Madridit në vitet shtatëdhjeta, vdiq në moshën 73 vjeçare.

Ai e ka veshur fanellën e Realit në 420 ndeshje, një periudhë e gjatë midis 1969 dhe 1982 në të cilën ish-futbollisti nga Toledo rrëmbeu njëmbëdhjetë tituj me fanellën e bardhë: gjashtë Liga dhe pesë Copa del Rey.

Benito kishte vuajtur për një kohë të gjatë nga një sëmundje.

(Kosova Sot Online)