Man Utd po e monitoron situatën e Meunier

  • 02 April 2020 - 16:30
Man Utd po e monitoron situatën e Meunier

Mbrojtësi i djathtë belg është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Thomas Meunier në Paris Saint-Germain.

Përfaqësuesi belg është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me klubin francez.

Prandaj, mediumi francez “Le Quotidien du Foot” shkruan se mbrojtësi i djathtë mund të largohet nga “Parku i Princave”.

Interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur paraprakisht Borussia Dortmundi dhe Milani.

Por, tash në garë janë futur edhe “Djajtë e Kuq”, të cilët e duan lojtarin në “Old Trafford” nga sezoni i ardhshëm. 


(Kosova Sot Online)