Man Utd ia jep Juves Pogban në këmbim të De Ligtit

  • 02 April 2020 - 17:49
Man Utd ia jep Juves Pogban në këmbim të De Ligtit

“Bianconeri” janë të interesuar ta rikthejnë mesfushorin francez, por klubi torinez duhet të heq dorë nga mbrojtësi holandez, të cilin e duan “Djajtë e Kuq”

Manchester United e ka menduar kundërpërgjigjen për Juventusin, i cili është i interesuar ta rikthejë Paul Pogban në Torino.

“Bianconeri” qe një kohë po duan ta rikthejnë mesfushorin francez në “Allianz Stadium” në tentim për ta fituar Ligën e Kampionëve, trofe të cilin po e presin qe një kohë të gjatë.

Mirëpo, kampioni aktual italian e ka marrë një kundërpërgjigje nga “Djajtë e Kuq”.

Në fakt, klubi nga “Old Traffordi” në këmbim të Pogbas, nga Juve e kërkon qendërmbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, shkruan mediumi britanik “Express”.

Mirëpo, duket se Juve nuk është e gatshme të heq dorë nga ish-futbollisti i Ajaxit, i cili shihet si e ardhme në zemër të mbrojtjes së Bardhezinjve.

Interesim për Pogban ndërkohë ka shfaqur edhe Real Madridi.

Futbollisti francez duket se është i interesuar të lëvizë nga “Teatri i Ëndrrave”. 

(Kosova Sot Online)