Lukaku: “Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre?”

  • 02 April 2020 - 21:39
Lukaku: “Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre?”

Romelu Lukaku ka befasuar me deklaratën e tij, gjatë një bisede në Instagram, organizuar nga Puma me Tierry Henry.

Nga karantina e tij në Milano, sulmuesi belg i zikaltërve ka “thumbuar” autoritet që vendosën ta pezullonin Serinë A kur u zbulua me Koronavirus Daniele Rugani, edhe pse nuk ia përmend emrin.

Ndër të tjera ai në njëfarë mënyre, edhe pse nuk e thotë direkt – është i pajtimit që të suspendohet sezoni dhe të mendohet për sezonin e ri.

“Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë ishte e nevojshme që lojtari i Juventusit të ishte pozitiv që futbolli të ndalej. A është kjo normale? Jo, nuk është normale”, tha ai.

Lukakus po i mungon futbolli, ashtu si të gjithëve – por tani tjetër gjë është me rëndësi “jeta e njerëzve”, pasi kanë vdekur mbi 13 mijë në Itali deri më tani nga COVID-19, derisa janë infektuar mbi 100.

“E pranoj që futbolli më mungon, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare. Më mungon më shumë ritmi i garës, konkurrenca me kundërshtarin, stadiumi plot, dashuria e publikut. Po përfitoj nga ky moment për të analizuar performancat e mia të fundit, në përgjithësi, gjithçka që kam bërë në gjashtë muajt e fundit. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni në futboll”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për ecurinë në Serie A, ku duket se ka gjetur vetën dhe po shënon më shpesh gola.

“Unë jetoj për të shënuar. Por nëse dua të ndihmoj ekipin tim, duhet të jem i përgatitur. Statistikat personale kanë një rëndësi të vogël. Në metrat e fundit duhet të jesh dinamik, të sulmosh hapësirat ëme kohën e duhur. Ne stërvitemi shumë, shohim video çdo ditë me qëllim analizimin e gabimeve tona dhe shmangies së tyre në të ardhmen”, u shpreh Lukaku.

Lukaku deri më tani ka bërë 35 paraqitje me Interin, ka shënuar 23 gola. 

(Kosova Sot Online)